Uragani Milton arriti në Florida natën e së mërkurës si një stuhi e kategorisë 3, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA-së, dhe do të vazhdojë të shkaktojë përmbytje të shpejta dhe stuhi kërcënuese për jetën, duke lënë më shumë se një milion njerëz pa energji elektrike dhe shumë të vdekur.
Uragani arriti në Florida të mërkurën rreth orës 20:30 me kohën lokale, pranë Siesta Key, në jug të Tampa, me një shpejtësi maksimale të erës prej rreth 200 kilometra në orë, raportoi CNN.
Momenti kur uragani Milton arriti në tokë u kap nga Instituti Kooperativ për Kërkime Atmosferike. Organizata hulumtuese publikoi video satelitore të stuhisë së fuqishme teksa lëvizte në të gjithë shtetin, duke përfshirë momentin kur ra në tokë pranë Siesta Key — më pak se pesë milje në jug të qytetit të Sarasota.
Hurricane Milton makes landfall near Siesta Key, Florida as a Category 3 storm. pic.twitter.com/gXIRkCy6st
— CIRA (@CIRA_CSU) October 10, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.