×
  • Lajme
  • Botë

    Scholz i përgjigjet zv/presidentit amerikan: Askush nuk do të na tregoj se si t’i qeverisim vendet tona

    Reporteri
    15 Shkurt 2025 | 19:20

    Është dita e dytë e Konferencës së Sigurisë në Mynih, gjatë së cilës janë planifikuar debate për gjendjen e rendit ndërkombëtar, si dhe për konfliktet dhe krizat rajonale.

    Dita e parë u karakterizua nga kritika reciproke mes zyrtarëve evropianë dhe përfaqësuesve të administratës së re amerikane.

    Dita e dytë filloi me një fjalim të kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili i përcolli qartë zëvendëspresidentit amerikan DJ Vance se askush nuk do t’u diktojë gjermanëve dhe evropianëve se si do të organizojnë politikat dhe shoqëritë e tyre.

    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka refuzuar ndërhyrjen “e jashtme” në zgjedhjet e vendit, duke këmbëngulur se gjermanët do të vendosin vetë demokracinë e tyre, pasi ai u përgjigj komenteve të bëra nga zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance një ditë më parë.

    Vance mbajti një fjalim të ashpër në Konferencën e Sigurisë në Mynih të premten, në të cilën ai iu drejtua aleatëve evropianë dhe i akuzoi ata për shtypjen e fjalës së lirë, humbjen e kontrollit mbi imigracionin dhe refuzimin për të punuar me partitë e djathta të forta në qeveri.

    Publiku priste të dëgjonte për planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por në vend të kësaj u përball me një leksion nga Vance, i cili u tha udhëheqësve evropianë se kërcënimi më i madh për sigurinë e tyre ishte “nga brenda”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!