×
  • Lajme
  • Botë / Gjermani

    Scholz ia dorëzon Merzit detyrën e kancelarit

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 22:17

    Ish-kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën Friedrich Merz, i cili u zgjodh të martën si Kancelar i 10-të i Gjermanisë së pas Luftës së Dytë Botërore.

    Ai u është drejtuar të pranishmëve pas pranimit të detyrës.

    “Mezi pres të punoj me të gjithë ju në këtë Dhomë në një frymë besimi. Për mua, ju nuk jeni vetëm punonjës, siç thashë, ju jeni edhe kolegë. Faleminderit shumë për bashkëpunimin”, është shprehur Merz në fjalën e tij pas pranimit të detyrës, shkruan “Tagesspiegel“, përcjell Reporteri.net.

    Friedrich Merz ka arritur shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur kancelar i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit të zhvilluar të martën në Bundestag.

    Merz ka marrë 325 vota në rundin e dytë, nga 316 sa i nevojiteshin për t’u zgjedhur.

    Votimi është përsëritur pak orë pas rundit të parë, në të cilin Merz dështoi të sigurojë votat për vetëm 6./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!