Të paktën 23 persona kanë vdekur pas vërshimeve dhe rrëshqitjes masive të dheuyt në pjesën perëndimore të Nepalit, bënë të ditur zyrtarët e këtij shteti. Për shkak të gjendjes së krijuar, mijëra njerëz janë detyruar të zhvendosen.
Nëntë persona vdiqën dhe mbi 30 të tjerë u zhdukën në distriktin Myagdi, 200 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Kathmandu, ku disa shtëpi u shkatërruan të premten, bëri të ditur administratori i këtij distrikti, Gyan Nath Dhakal.
“Numri i viktimave pritet të rritet pasi shpëtimtarët sapo kishin arritur në zonën e thellë për të kërkuar për trupa të viktimave”, tha Dhakal, duke shtuar se 50 persona janë dërguar në vend të sigurt përmes helikopterëve.
Në distriktin Kaski, shtatë persona vdiqën nga kjo fatkeqësi natyrore, tha një zyrtar tjetër qeveritar në qytezën turistike, Pokhara, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Shtatë persona të tjerë vdiqën në distriktin Jajarkot, që shtrihet në skajin perëndimor të shtetit të vogël aziatik.
Rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet janë mjaft të shpeshta në shtetin me rajon malor gjatë periudhës qershor-shtator, kur është sezoni i reshjeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.