×
  • Lajme
  • Botë

    Së paku 24 të vdekur nga vërshimet në Pakistan

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 16:14

    Të paktën 24 persona dyshohet se kanë vdekur për shkak të vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut në pjesën pakistaneze të Kashmirit.


    Lajmin e bënë të ditur zyrtarët lokalë, të cilët thanë se kjo gjendje u shkaktua nga reshjet e mëdha të shiut.

    “Së paku 24 persona janë marrë nga uji dhe janë zhdukur. Nuk mund t’i shpallim të vdekur personat e zhdukur tash për tash, por ende nuk e kemi gjetur asnjërin prej tyre”, tha Saeedur Qureshi, zyrtar i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. Ai shtoi se pesë persona janë lënduar, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

    Vërshimet e goditën qytezën Leswa, e cila vizitohet nga shumë turistë. Qureshi tha që më shumë se 100 shtëpi janë dëmtuar në këtë qytezë, ndërsa një xhami është rrënuar tërësisht nga uji.

    “Ushtria po i ofron ndihmë administratës lokale gjatë operacioneve për kërkimin dhe shpëtimin e banorëve të prekur nga vërshimet”, tha Saqib Mumtaz, zëdhënës i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!