×
  • Lajme
  • Botë

    Së paku 90 mijë punëtorë shëndetësorë në botë të infektuar me Covid-19

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 19:44

    Qeveritë janë duke dështuar që të kenë të dhëna të sakta të infermierëve dhe punëtorëve të tjerë shëndetësorë të cilët kujdesen për pacientët me koronavirus.


    Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Infermierëve ku bëjnë pjesë mbi 130 shtete, nga të dhënat që posedojnë janë së paku 90 mijë punëtorë shëndetësorë të prekur me Covid-19 dhe mbi 260 infermierë të vdekur, transmeton Klan Kosova.

    “Mijëra infermierë janë infektuar me Covid-19 dhe qindra të tjerë kanë vdekur, por që Qeverisë nuk tregojnë se cili është numri i saktë për shkak se nuk janë duke mbledhur të dhëna”.

    “Mungesa e të dhënave ka çuar në një mungesë serioze të vlerësimit të shkallës së të infektuarve në mes të infermierëve dhe të numri të vdekjeve”, kanë thënë nga ICN.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!