Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka dhënë vërejtje të rënda presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik.
Teksa pati një mesazh për qytetarët e Bosnje-Hercegovinës, Blinken tha se Dodik është duke ecur në rrugën autoritare si Putini i Rusisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të presidentit Putin. Departamenti i Shtetit, i përfaqësuar nga ambasadori Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovina e meritojnë”, shkroi Blinken në Twitter.
Milorad Dodik’s attacks on basic rights and freedoms in Republika Srpska show he is on President Putin’s authoritarian path. @StateDept, represented by Amb. Murphy, continues to advocate for the democratic and prosperous future that all citizens of Bosnia and Herzegovina deserve.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) March 29, 2023
Nën drejtimin e Milorad Dodik, Republika Srpska ka miratuar një mori ligjesh që cënojnë drejtpërsëdrejti të drejtat bazë të njeriut, përfshirë ato të komuniteteve të margjinalizuara.
I njëjti ka ndërmarrë veprim thellësisht armiqësor duke shkëputur lidhjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Reporteri.net/.