Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur i shqetësuar nga rritje e tensioneve midis shteteve që janë forca bërthamore.
Ai ka thënë se “bota do ta humbas frerët në luftën bërthamore me skadimin e Traktatit të Forcave Bërthamore”, shkruan Reuters.
“Me siguri që do të rritet, nuk do të zvogëlohet kërcënimi i paraqitur me raketa balistike”, ka thënë Guterres para gazetarëve.
“Inkurajoj fuqishëm SHBA-në dhe Federatën Ruse që të vazhdojnë që ashtuquajturin “Fillimin e ri” për të siguruar marrëveshjen e stabilitetit dhe kohën që në të ardhmen të negociohet për kontrollin mbi këto armë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.