Njeriu që fshihet pasa pamjeve të vetme të vrasjes së Presidentit amerikan, John Kennedy më 22 nëntor 1963 ishte nga rrobaqepësi Abraham Zapruder.
Saktësisht 486 fotografi janë shkrepur atë ditë me diell në Dallas, gjatë vetëm 26 sekondave kur ndodhi një prej krimeve më famëkeqe në historinë botërore, transmeton Reporteri.net.
Megjithatë, dihet shumë pak për rrobaqepësin me emrin Zapruder. Thuhet se ai personalisht kërkoi që të mos publikohej as edhe një foto e vetme nga i gjithë filmi fotografik. Fotografia me numër 313 i dha atij makthin më të madh sepse aty shihej qartë momenti kur plumbi kaloi nëpër kokën e Kenedit. U deshën më shumë se një dekadë pas vrasjes në Dallas që publiku amerikan të shihet atë foto të shkrepur nga një kuadër kyç.
Sipas Smithsonian, Zapruder i shiti të drejtat e autorit të filmit revistës Liffe për 150,000 dollarë, por e bëri të qartë se ai nuk dëshironte që skena kryesore të publikohej.
Revista u pajtua, por, natyrisht, dikush lëshoi të gjithë filmin, së bashku me fotografinë 313. Bëhej fjalë për Heraldo Rivera, një prezantues i famshëm televiziv.
Kur i gjithë filmi u shfaq për herë të parë në vitin 1975, publiku amerikan pa diçka për të cilën veç kishin lexuar, dhe kështu lindën teoritë e para konspirative.
Pastaj në vitin 1976, një komision i posaçëm filloi një hetim të ri mbi vrasjen, dhe vendosën që ky hetim të jetë më i thellë.
Në përfundim të hetimit, tre vjet më vonë, ata arritën në përfundimin se CIA dhe FBI kishin mbajtur disa dokumente kryesore të cilat nuk i kishin shfrytëzuar për hetime të mëtutjeshme. Deri më tani, përfundimi më kontravers erdhi nga dëgjimi i një regjistrimi nga një radio policie që raportohet se regjistroi edhe gjuajtjen e katërt para veturës së Kenedit.
Kjo do të thoshte se kishte një vrasës tjetër dhe Lee Harvey Oswald ishte vetëm pjesë e një komploti më të madh. Sidoqoftë, Akademia Amerikane e Shkencave arriti në përfundimin se regjistrimi nuk ishte provë adekuate. Kështu që hetimi u kthye në fillim. /Reporteri.net