Rastet e para të raportuara nga Sindroma Kawasaki janë nga SHBA’ja.Ndërsa, dy raste të tilla janë regjistruar edhe në Serbi.
Bëhet fjalë për sëmundje shumë të rrallë që është e shërueshme, nëse zbulohet në kohë dhe reagojnë mjekët, raporton Telegrafi.
Sipas drejtorit të Repartit të Pulmologjisë në Beograd, Predrag Miniq, shfaqja e sindromës Kawasaki me epideminë e coronavirusit, është bërë diçka e zakonshme nëpër botë.
Zakonisht kjo sindromë i prek fëmijët mbi moshën 5-vjeçare që kanë simptoma shumë të lehta, apo që me raste as nuk e dinë që janë të prekur nga kjo sindromë.
Miniq pranoi se në repartin që ai menaxhon gjenden dy pacientë me sindromën Kawasaki që sipas tij po i përgjigjen mirë terapisë dhe nëse gjithçka shkon mirë, ata shpejt do të lirohen nga spitali.
Që të dy pacientët fillimisht vuanin nga koronavirusi dhe janë mbi moshën 5-vjeçare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.