Një person ka vdekur dhe më shumë se 450 janë shtruar në spital me një sëmundje misterioze në shtetin indian të Andhra Pradesh.
Gjatë fundjavës qindra njerëz në Eluru, një qytet në shtetin jugor, përjetuan kriza dhe të përziera gjersa disa thuhet se shkumëzuan në gojë.
Një 45-vjeçar i pranuar në spital me simptoma kishte një sulm në zemër dhe vdiq, shkruan theguardian.
Shpërthimi i sëmundjes misterioze ka rritur barrën në sistemin e kujdesit shëndetësor në Andhra Pradesh, një nga shtetet më të prekura nga coronavirusi me 800 mijë raste aktive.
Dolla Joshi Roy, një oficer mbikëqyrjeje rrethi, tha se 455 njerëz ishin dërguar në spital dhe 200 ishin larguar që nga ajo kohë.
Ende nuk dihet se për çfarë sëmundje bëhet fjalë dhe se nëse është ndonjë pandemi e re, por shumë ekspertë tashmë kanë arritur në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.