Senati ka konfirmuar më shumë se 30 ambasadorë dhe kandidatë të tjerë të administratës Biden, pasi udhëheqësi i shumicës, demokrati Chuck Schumer ra dakord të caktojë një votim mbi sanksionet ndaj kompanisë që qëndron pas gazsjellësit ‘Nord Stream 2’, i cili do të transportojë gaz natyror nga Rusia në Gjermani.
Në një kohë kur shumë senatorë prisnin me ankth të shkuar në shtëpi për festat e fundvitit, zoti Schumer kishte kërcënuar se do ta mbante Senatin në punë, për aq kohë sa duhej, për të thyer bllokimin ndaj një numri të madh kandidatësh, për poste diplomatike apo sigurinë kombëtare.
Administrata Biden thotë se ngadalësimi i procesit për zgjedhjen e ambasadorëve ka pasur tashmë një ndikim negativ në marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e tjera.
Në mesin e atyre që u konfirmuan të shtunën herët në mëngjes ishte edhe ish-kryebashkiaku i Çikagos, Rahm Emanuel, për pozitën e ambasadorit të Japonisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.