Mediumi serb “Blic” i ka kushtuar një shkrim të gjatë vëmendjes së shtuar të qytetarëve serb sipas saj ndaj bregdetit shqiptar, tashmë jo vetëm për të pushuar, por edhe për të investuar.
“Blic” e krahason bregdetin shqiptar me atë të Malit të Zi në kohën kur “rusët paguanin shtrenjtë për çdo metër katror të blerë aty”.
“Shqipëria ofron çmime të lira jo vetëm për të pushuar, por edhe për të investuar. Kohët e fundit ka një vëmendje të madhe të qytetarëve tanë për të blerë prona në breg të detit apo edhe fare pranë tij”, shkruan “Blic”.
Sipas gazetës, Shqipëria konsiderohet një mundësi e mirë investimi për turizëm pasi sipas saj “30 metër katror në breg të detit mund të blihen me 20 mijë euro”, një çmim i mirë ky krahasuar me Turqinë, Kroacinë apo Malin e Zi.
Gazeta bën edhe një parashikim për çmimet duke theksuar se ato pritet të rriten në muajt dhe vitet në vijim, prandaj kjo shihet si një mundësi e mirë investimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.