Serbia është kthyer në vendin e parë të Evropës, që ka nisur fushatën e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën kineze të kompanisë Sinopharm.
Zyrtarë shëndetësorë dhe qindra ushtarë pa uniforma kanë pritur në rend për të marrë dozën e parë të kësaj vaksine në Beograd.
“Kjo është mënyra e vetme për t’iu kthyer jetës normale”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar më 19 janar, i cili njëherësh ka qenë personi i parë që ka marrë këtë vaksinë përmes një transmetimi televiziv.
“Këto të gjitha janë vaksina shumë të sigurta”, ka thënë Llonçar nga Instituti i Virologjisë në Beograd.
Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se ai dhe më shumë se 700 anëtarë të ushtrisë janë vaksinuar me vaksinën kineze.
Vaksina e kompanisë Sinopharm është kthyer në burim të polemikave në shtetet perëndimore.
Kina ka miratuar përdorimin e kësaj vaksine në fund të vitit të kaluar.
Ndonëse nuk janë publikuar të dhëna të detajuara rreth efikasitetit të vaksinës, kompania që ka prodhuar atë ka përmendur 79 efekt të vaksinës, bazuar në të dhënat fillestare.
Kjo shifër është më e vogël sesa 95 për qind efektivitet, sa është raportuar të kenë vaksinat e prodhuara nga Perëndimi, sikurse ato të kompanive, Pfizer/BioNTech apo Moderna.
Serbia, e cila javën e kaluar ka pranuar 1 milion doza të vaksinës Sinopharm, ka lidhje të ngushta me Pekinin, derisa kompanitë kineze, kanë investuar miliarda euro në këtë vend të Ballkanit Perëndimor me 7 milionë banorë./REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.