Serbia radhitet e para në mesin e shteteve tjera, banorëve të së cilës iu janë lëshuar më së shumti viza më 2020’ën, përgjatë vitit të pandemisë, teksa Kosova radhitet e nënta.
Diçka të tillë e ka bërë të ditur Kryeshefi i Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi, nëpërmjet publikimit të një grafiku. Në të tregohet se nga Beogradi për në Gjermani janë lëshuar 2,024 viza për një vit, ndërsa nga Prishtina në të njëjtin relacion 792 sosh.
“2020 ishte një vit pandemik, por Gjermania prapëseprapë dha 30K (mijë) viza për punëtorë “të kualifikuar” sipas “Aktit të ri të Imigracionit”. Serbia është e para në botë për nga numri i ekspertëve që u larguan dhe u zhvendosën në Gjermani; #Bosnja (7), #Shqipëria (10) dhe #Kosova (9) gjithashtu në top 10-she.
Në mesin e ekspertëve të shteteve të tjera që iu janë lëshuar vizat nga Gjermania përfshijnë edhe Turqinë dhe Rusinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.