Parlamenti serb sot ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal për heqjen e dënimit prej 30-40 vjetësh dhe futjes së dënimit me burgim të përjetshëm për krimet më të rënda, shkruan Tanjug, transmeton Reporteri.net.
Siç raportohet burgimi i përjetshëm është paraparë për vrasje të rënda, përdhunim, marrëdhënie seksuale me të mitura, etj.
Dënimi me burgim të përjetshëm u zgjerua duke përfshirë edhe të gjitha veprat e tjera për të cilat sipas ligjit dënohet me 30-40 vjet burg.
Ndryshimet ligjore parashikojnë që personat e dënuar me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht pasi të kenë shërbyer 27 vjet burg, në përjashtim të dënuarve për vrasje të fëmijëve, grave shtatzëna dhe njerëzve të pafuqishëm.
Për të gjitha veprat penale, dënimet minimale dhe maksimale në Serbi do të rriten mes 35 dhe 50 për qind.
Masat e reja ndëshkuese do të vlejnë edhe për shitësit e drogës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.