Me vendim të drejtorisë për aviacion civil të Serbisë, aeroplanët e kompanisë nacionale të Malit të Zi, “Montenegro Airlines”, prej të mërkurës nuk kanë leje për të aterruar në aeroportin e Beogradit, “Nikola Tesla”, kanë raportuar mediat serbe.
Ky vendim është kundërmasë e vendimit të autoriteteve malazeze që kufijtë e këtij vendi mos t’i hapë për qytetarët e Serbisë, për shkak të koronavirusit.
Të hënën kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka thënë se do të hapen kufijtë për banorët e vendeve që kanë më pak se 25 të infektuar për 100 mijë banorë, si Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Hungaria, Shqipëria e Greqia.
Në shpjegimin e vendimit të drejtorisë së aviacionit civil të Serbisë thuhet se me pamundësimin e hyrjes së qytetarëve të Serbisë në Mal të Zi, është dëmtuar rëndë principi i reciprocitetit në lëvizjen e udhëtarëve në mes të dy vendeve.
Të hënën kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë se ky vend nuk do të mbyll kufijtë për qytetarët e Mali të Zi, ndërsa u ka bërë thirrje serbëve që mos të shkojnë atje ku nuk janë të mirëpritur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.