Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë pajisje mjekësore për luftimin e pandemisë së koronavirusit në Itali, dhe më vonë në Francë dhe Spanjë.
Trump, duke folur në konferencën e tij të përditshme, tha se një sasi e madhe ndihmash ishte destinuar për Italinë, e cila ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë.
“Ne do të dërgojmë pajisje në vlerë prej afro 100 milion dollarësh, pajisje kirurgjikale, mjekësore dhe spitalore në Itali. Ata po kalojnë një moment të vështirë”, tha ai.
Shtëpia e Bardhë tha që Trump dhe Conte kishin patur një bisedë telefonike të hënën e 30 marsit.
Trump përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të punuar me Italinë dhe të gjithë aleatët dhe partnerët evropianë për të ndaluar përhapjen e virusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.