SHBA vijon me ritme të shpejta procesin e vaksinimit kundër COVID-19. Më shumë se 202 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit janë bërë në SHBA, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
CDC raportoi se janë administruar më shumë se 202 milionë doza, rreth 78 për qind e 258 milionë dozave të shpërndara, shkruan CNN.
Sipas të dhënave, rreth 38.5 për qind e popullsisë amerikane, gati 128 milionë njerëz janë vaksinuar me së paku një dozë dhe rreth 24 për qind e popullsisë amerikane, gati 81 milionë njerëz, janë vaksinuar plotësisht.
SHBA-ja është vendi më i goditur rëndë nga pandemia e COVID-19, ku janë regjistruar 31.5 milionë raste dhe 565 mijë viktima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.