×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA akuzon Korenë e Veriut për shkelje të sanksioneve ndërkombëtare

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 20:36

    SHBA thotë se ka kapur një anije mallrash të Koresë së Veriut, duke e akuzuar atë për shkelje të sanksioneve ndërkombëtare.


    Departamenti i Drejtësisë në SHBA, tha se anija ishte përdorur për të transportuar qymyrin, eksportin më të madh të Koresë së Veriut, por duke iu nënshtruar një ndalimi të eksportit të OKB-së, njofton Klan Kosova.

    Anija thuhet se fillimisht është konfiskuar në Indonezi.

    Kjo është hera e parë që SHBA ka kapur një anije të Koresë së Veriut për shkelje të sanksioneve dhe vjen në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve mes të dyja palëve.

    Një takim midis kreut të Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe Presidentit të SHBA Donald Trump përfundoi pa marrëveshje në shkurt, me SHBA duke këmbëngulur që Koreja e Veriut të heqë dorë nga programi i saj bërthamor dhe Pyongyang duke kërkuar lehtësim sanksionesh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!