×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA demonstrim force me një stërvitje ushtarake në detin e Kinës së Jugut

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 20:41

    Largimi i ish-presidentit Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë, nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm në marrëdhëniet Amerikano-Kineze. Mediat ndërkombëtare raportojnë se dy luftanije amerikane kanë udhëtuar në detin e Kinës së jugut për të kryer një stërvitje ushtarake.


    Zona gjeografike në fjalë përbën një rajon shumë të kontestuar ushtarakisht, teksa Pekini kërkon dominimin në të gjithë peninsulën si në fushën ekonomike ashtu dhe në çështjet militare. Nga ana tjetër SHBA ka një prezencë të madhe në atë zonë për të ruajtur interesat e saj ekonimikë, por edhe për të mbrojtur interesat e shteteve autonome të Taiwan dhe Shangai të cilat nuk njihen nga Pekini, por janë nën mbrojtjen e perëndimit.

    Shumë ekspertë parashikuan një politikë më diplomatike me Kinën nga administrata e Biden, por gara e vaksinave së bashku me interesat ekonomike në rajon duket se kanë diktuar një vazhdimësi të hostiliteteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!