×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet e rralla

    Reporteri
    01 Maj 2025 | 7:39
    Foto: EPA

    SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve të saj të energjisë dhe mineraleve, pas muajsh negociatash të tensionuara.

    Të dy vendet kanë rënë dakord të krijojnë një fond investimesh në rindërtim për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës nga lufta me Rusinë, raporton BBC.

    Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha se kjo tregonte se të dyja palët ishin të përkushtuara për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në Ukrainë. Për Kievin, marrëveshja shihet si thelbësore për aksesin në ndihmën ushtarake amerikane, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ukraina besohet se ka rezerva të mëdha mineralesh kritike si grafiti, titani dhe litiumi. Ato janë shumë të kërkuara për shkak të përdorimit të tyre në energjinë e rinovueshme, aplikimet ushtarake dhe infrastrukturën industriale.

    Marrëveshja vjen në mes të një lufte tregtare të SHBA-së me Kinën, nga e cila burojnë 90% e rezervave aktuale botërore të metaleve të rralla.

    Sipas deklaratës së Thesarit të SHBA-së të mërkurën pasdite, Fondi i Investimeve për Rindërtim SHBA-Ukrainë, i sapokrijuar, njeh “mbështetjen e konsiderueshme financiare dhe materiale” që SHBA-të i kanë dhënë Ukrainës që nga pushtimi rus në shkurt 2022.

    Sekretari i thesarit të SHBA-së tha në një deklaratë video se marrëveshja do të ndihmonte “në zhbllokimin e aseteve të rritjes së Ukrainës”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!