Shtetet e Bashkuara thonë se janë thellësisht të shqetësuara për dënimin me burg të udhëheqësit rus të opozitës Alexei Navalny sot dhe përsëritën apelin për lirimin e tij të menjëhershëm.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga vendimi i autoriteteve ruse për të dënuar personin opozitar Navalny me dy vjet e tetë muaj burg,” tha sekretari i Shtetit Anthony Blinken, raporton Reuters.
“Edhe ndërsa punojmë me Rusinë për të avancuar interesat amerikane, ne do të koordinojmë ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë se si Rusia mund t’i përgjigjet dështimit për të mbështetur të drejtat e qytetarëve të saj,” tha Blinken në një deklaratë.
Dënimi me kusht i Navalny me 3 vjet e gjashtë muaj u ndryshua në burgim, dhe u ul në dy vjet e tetë muaj për shkak të periudhës që ai kaloi në arrest shtëpiak.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.