×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA fut në listë të zezë pesë operativë të Al Kaidës

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 11:31

    Shtetet e Bashkuara vendosën pesë operativë të Al Kaidës, me bazë në Turqi, në listën e tyre të zezë të sanksioneve.


    Thesari amerikan tha se disa prej tyre janë shtetas egjiptianë dhe disa turq, që kanë ofruar lloje të ndryshme të mbështetjes për operacionet e Al Kaidës.

    Turqia është qendër e madhe për operacionet e Al Kaedës në Siri, ku grupi terrorist ka lidhje me fraksionin rebel, Hajat Tahrir Al Sham.

    Thesari tha se avokati egjiptian, Majdi Salim, dhe shtetasi tjetër egjiptian, Muhammad Nasr al-Din al-Ghazlani, kanë vepruar si korrierë financiarë për Al Kaidën në Turqi.

    Tre shtetasit turq, Cebrail Guzel, Soner Gurleyen dhe Nurettin Muslihan, u tha se kanë lehtësuar udhëtimet e rrjetit në të gjithë Turqinë dhe në Sirinë fqinje.

    Futja në listë të zezë nënkupton që SHBA-ja do t’u ngrijë atyre çdo aset që kanë nën juridiksionin amerikan dhe do t’i bllokojë nga pjesa më e madhe e sistemit financiar global./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!