×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA-ja bëhet gati për vaksinimet e para kundër coronavirusit

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 15:47

    Rreth 11 muaj pas rastit më të hershëm të regjistruar nga coronavirusi në SHBA, punonjësit mjekësorë po përgatiten t’i japin dozat e para të vaksinës Pfizer-BioNTech, pasi dërgesat do të mbërrijnë në vendet e administrimit rreth orës 8 të mëngjesit (sipas kohës lokale).


    Sipas medieve të huaja, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e miratoi të premten vonë përdorimin emergjent të vaksinën Pfizer.

    “Ne presim që rreth 145 qendra në të gjitha shtetet t’i marrin dozat e vaksinës të hënën, 425 qendra të tjera të martën dhe 66 të mërkurën, të cilat do të përfundojnë dorëzimin fillestar të porosive”, pati thënë të shtunën Gustave Perna, zyrtari kryesor i programit Operation Warp Speed.

    Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, kanë rekomanduar që punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët e institucioneve të kujdesit afatgjatë të vaksinohen të parët.

    Gjendja aktuale për sa i përket situatës pandemike në SHBA mbetet ende kritike, për shkak të rritjes së rasteve dhe numrit të viktimave.

    Bëhet e ditur se në 13 ditët e para të dhjetorit më shumë se 30 mijë njerëz kanë ndërruar jetë në SHBA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!