Shtetet e Bashkuara kanë shtuar prezencën ushtarake në Siri, pasi disa forca ushtarake ruse kanë intensifikuar tensionet në këtë vend.
Incidentet në mes të forcave amerikane dhe ruse që kontrollojnë këtë zonë kanë eskaluar këtë vit.
Kapiteni i ushtrisë amerikane Bill Urban, tha se ky vendim do të sigurojë stabilitet të forcave të koalicionit.
“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me askënd në Siri, por do të mbrojmë forcat e koalicionit nëse është e nevojshme”, tha Urban.
BBC raporton se disa zyrtarë amerikanë kanë thënë që trupat dhe automjetet ushtarake janë dërguar për të ndaluar forcat ruse që të hyjnë në zonën e sigurisë, ku zhvillohet koalicioni mes SHBA-së dhe kurdëve, transmeton REL.
Incidentet në mes të forcave ruse dhe amerikane në Siri janë shtuar në javët e fundit.
Në tetor të vitit 2019, presidenti amerikan Donald Trump vendosi të tërheqë trupat amerikane që ishin duke vepruar në mbështetje të aleancës së udhëhequr nga kurdët. Por, disa muaj më vonë, Trump vendosi të mbajë edhe disa qindra trupa në këtë vend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.