×
  • Lajme
  • Botë

    ShBA-ja dhe BE-ja thirrje Rusisë që menjëherë ta lirojë Navalnyn pasi tha se ka dhimbje të forta

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 11:11

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë përsëritur thirrjet e tyre për Rusinë që menjëherë ta lirojë nga burgu politikanin opozitar, Aleksei Navalny, pasi ai tha se është duke vuajtur nga dhimbjet e forta në shpinë dhe se autoritetet e burgut nuk kanë bërë asgjë për t’i ndihmuar.


    Në një mesazh të publikuar në Instagram të premten, Navalny tha se personat që kanë qenë më parë në atë burg i kanë thënë se të sëmurësh aty mund të jetë potencialisht fatale, shkruan Free Europe.

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Ned Price, të premten në rrjete sociale shkroi: “I kemi parë raportet shqetësuese rreth shëndetit të përkeqësuar të Aleksei Navalnyt në burg. Ne kërkojmë qasje të vazhdueshme për avokatët e tij dhe që ai të marrë kujdes mjekësor. E përsërisim thirrjen tonë për Rusinë që menjëherë dhe pa kushte ta lirojë atë.”Zëdhënësja e shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, nabila Massrali, bëri thirrje të ngjashme, duke thënë se autoritetet ruse duhet t’i japin qasje Navalnyt në kujdes shëndetësor, ndërsa avokatëve qasje te klienti i tyre.

    Gjendja e kritikut të Kremlinit u bë temë të mërkurën, pasi aleatët e tij thanë se janë të shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të Navalnyt dhe u bënë thirrje autoriteteve të burgjeve që të japin sqarime për shëndetin e tij.Vitin e kaluar, Navalny u helmua dhe jeta e tij ishte në rrezik. Pas trajtimit në një spital në Gjermani, ai u kthye në atdhe, por u arrestua menjëherë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!