×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA-ja dhe Izraeli bashkojnë forcat kundër kërcënimit bërthamor të Iranit

    Reporteri
    14 Korrik 2022 | 14:50

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli e kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët kundër planeve bërthamore të Iranit.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe kryeministri izraelit Yair Lapid thanë se do ta parandalojnë Teheranin nga marrja e armëve bërthamore.

    Të dy liderët nënshkruan deklaratën pasi më parë mbajtën një takim kokë më kokë të enjten në mëngjes në Jerusalemin Perëndimor në ditën e dytë të turneut katër-ditor të Bidenit në Lindjen e Mesme, i ndjekur nga një samit virtual me krerët e Indisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, raporton Al Jazeera, transmeton Express.

    Deklarata thotë se SHBA do të përdorë “të gjithë elementët e fuqisë kombëtare” në dispozicion të saj për ta ndaluar Iranin në zgjerimin bërthamor.

    Deklarata e përbashkët përfshin gjithashtu një zotim nga Uashingtoni për të vazhduar ndihmën ushtarake të SHBA për Izraelin.

    Një paketë rekord 10-vjeçare ndihme prej 38 miliardë dollarësh u nënshkrua në vitin 2016 nën administrimin e ish-presidentit amerikan Barack Obama, kur Biden ishte zëvendëspresident.

    Duke folur në një konferencë për shtyp pas nënshkrimit, si Biden ashtu edhe Lapid folën për mbështetjen e tyre për marrëdhëniet SHBA-Izraeli dhe kërcënimin prej Iranit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!