Shtetet e Bashkuara shpallën një paketë ndihme prej 988 milionë dollarësh (934 milionë euro) për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus, të shtunën.
Kjo paketë do të përdoret për të blerë armë dhe pajisje të reja, duke përfshirë municion për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), të prodhuara nga kompania Lockheed Martin, dronë dhe pjesë këmbimi për mirëmbajtjen e pajisjeve të artilerisë.
Ky veprim redukton gati në gjysmë shumën prej 2.21 miliardë dollarësh (2.09 miliardë euro) që mbetet në iniciativën për ndihmën e sigurisë për Ukrainën (USAI), ndërkohë që administrata e presidentit Biden angazhohet të blejë armë nga industria, në vend që të tërheqë nga rezervat e armatimeve të ShBA-së, shkruan Reuters
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.