Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken propozoi që Kroacia të hyjë në programin e regjimit pa viza me Shtetet e Bashkuara.
Siç shpjegoi ai në një mesazh në Twitter, udhëtimi pa viza për qytetarët kroatë, u bë pas “përparimit të madh të kroatëve për të përmbushur standardet strikte për vendet pjesëmarrëse në program”.
“Sot, unë nominova Kroacinë që t’i bashkohet Programit të Heqjes së Vizave. Ky është hap drejt një regjimi pa viza dhe është shenjë e përparimit të jashtëzakonshëm të Kroacisë në përmbushjen e standardeve strikte për vendet pjesëmarrëse”, shkroi Blinken në Twitter.
Blinken shtoi se mezi po priste marrëdhënie edhe më të forta mes Shteteve të Bashkuara dhe Kroacisë, transmeton Telegrafi.
Duke reaguar ndaj njoftimit të Blinkenit, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq tha se qytetarët kroatë të cilët do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa pengesa do të përfitojnë më shumë nga heqja e vizave.
“Ne konfirmojmë partneritetin midis Kroacisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe presim zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve të biznesit”, shkroi Plenkoviq në Twitter.
Kujtojmë, vizat për Shtetet e Bashkuara duhet të hiqen jo më vonë se 30 shtator – fundi i vitit fiskal amerikan.
Ndryshe, Kroacia bëhet shteti i 39-të qytetarët e të cilëve nuk kanë nevojë për vizë që të hyjnë në SHBA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.