×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA-ja ka administruar më shumë se 50 milionë doza të vaksinës

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 9:55

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë administruar më shumë se 50 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, bazuar në të dhënat e publikuara nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).


    Sipas CNN, CDC raportoi se 50,641,884 doza totale janë administruar deri më tani – rreth 72 për qind e 69.8 milionë dozave të shpërndara në të gjithë vendin.

    Si rrjedhojë, më shumë se 37 milionë njerëz i kanë marrë dozat e para të vaksinës dhe më shumë se 13 milionë prej tyre janë vaksinuar plotësisht.

    Numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në SHBA është 27.5 milionë, kurse që nga shpërthimi i pandemisë kanë vdekur 484 mijë njerëz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!