×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    SHBA-ja pezullon ndihmën financiare për Gjeorgjinë

    Reporteri
    31 Korrik 2024 | 17:32

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi të mërkurën se Qeveria amerikane do ta pezullojë ndihmën financiare në vlerë më shumë se 95 milionë dollarë për Qeverinë e Gjeorgjisë.

    Blinken tha se pezullimi ka të bëjë me “veprimet antidemokratike dhe deklaratat e rrejshme të Qeverisë gjeorgjiane”, të cilat “nuk janë në përputhje me kushtet për anëtarësim në BE dhe në NATO”.

    Derisa ndihma për Qeverinë do të pezullohet, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i ndihmojnë programet dhe aktivitetet në Gjeorgji të cilat e forcojnë demokracinë, sundimin e ligjit, mediat e pavarura dhe zhvillimin e ekonomisë.

    Bashkimi Evropian e pezulloi ndihmën për Ministrinë e Mbrojtjes së Gjeorgjisë më 9 korrik.

    Në qershor, Parlamenti i Gjeorgjisë e kaloi një ligj për “agjentët e huaj”, të cili Uashingtoni e cilëson si jodemokratik.

    Ligji u kërkon organizatave që e marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga vendet e jashtme, të regjistrohen si agjentë të ndikimit të huaj. Ai u kritikua nga partitë vendore dhe nga Perëndimi, të cilat thonë se ai është i frymëzuar nga një ligj i ngjashëm rus për t’i luftuar kundërshtarët.

    Në maj, Shtetet e Bashkuara vendosën regjim vizash dhe thanë se bashkëpunimi dypalësh me Gjeorgjinë do të rishikohet.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!