×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA-ja redukton trupat ushtarake në Irak

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 13:55

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin më shumë se një të tretën e trupave ushtarake nga Iraku për pak javë, ka bërë të ditur komandanti i saj në Lindjen e Mesme.


    Gjenerali Kenneth McKenzie u ka thënë gazetarëve se prezenca e trupave në Irak do të reduktohet nga 5200 në 3000 gjatë shtatorit.

    Ata që do të mbesin do të vazhdojnë asistimin e forcave irakiane të sigurisë deri në “largimin e mbetjes finale” të Shtetit Islamik, raporton BBC.

    Muajin e shkuar, presidenti amerikan Donald Trump ritheksoi që planifikon të largojë të gjitha trupat nga Iraku sa më shpejt që të jetë e mundshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!