Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se sanksionet e OKB-së ndaj Iranit që ishin larguar si pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 kanë hyrë në procesin e rikthimit.
“Më 20 gusht, Shtetet e bashkuara e njoftuan presidentin e Këshillit të Sigurimit për mungesën e zbatimit të zotimeve të Iranit. Ky njoftim e ka filluar procesin 30-ditor që sjell kthimin e sanksioneve të OKB-së që janë hequr më parë. Ato kanë hyrë në fuqi në orën tetë të mbrëmjes më 19 shtator”, tha Pompeo përmes një deklarate.
Kjo deklaratë u dha pavarësisht faktit se të gjitha shtetet tjera që e kanë nënshkruar marrëveshjen kanë refuzuar ta njohin të drejtën e Uashingtonit për kthimin e sanksioneve të OKB-së. Këtë pozicion e kanë edhe pothuajse të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Vendimi i presidentit Trump për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore ka bërë që shumica e Shteteve të Këshillit të jenë të qëndrimit se ShBA-ja nuk ka pozitë ligjore që t’i kthejë sanksionet ndërkombëtare.
Sidoqoftë, Pompeo tha se Uashingtoni do të marrë një varg masash tjera për ta përforcuar zbatimin e sanksioneve të OKB-së gjatë ditëve të ardhshme dhe për t’i mbajtur përgjegjës shkelësit e tyre, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.