Një anije luftarake e marinës amerikane ka testuar me sukses një armë të re laserike të energjisë së lartë që mund të shkatërrojë aeroplanin gjatë fluturimit, raporton CNN.
Pamjet dhe videot e ofruara nga marina shfaqin anijen e transportit USS Portland, prej nga kryhet testimi.
Fotografitë tregojnë laserin që buron nga kuverta e anijes luftarake. Videot e shkurtra ndërkohë tregojnë atë që duket si dron në flakë.
Marina nuk ka treguar për lokacionin specifik të provës, duke thënë vetëm se prova është kryer në Paqësor më 16 maj.
Marina thotë se laserët, të cilët i quan armë energjetike të drejtuara, mund të jenë mbrojtje efektive kundër dronëve ose anijeve të vogla të armatosura./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.