×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA llogarit 200 mijë ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë

    Reporteri
    18 Shkurt 2023 | 22:12

    Vijon të thellohet më tej bilanci i viktimave nga ushtria ruse dhe ajo ukrainase në prag të 1 vjetorit të nisjes së luftës në Ukrainë.

    Në një përditësim të fundit, kësaj here nga Departamenti Amerikan i Shtetit, vlerësohet se më shumë se 200 mijë ushtarë rusë janë vrarë që prej fillimit të luftës ndaj Ukrainës.

    Sipas sekretarit Antony Blinken më shumë se 1 milionë rusë janë larguar nga vendi ndërkohë, duke nënvizuar në këtë mënyrë një nga të këqijat që Putin i ka bërë vendin e tij.

    Tashmë në prag të 1 vjetori të luftës, ekspertët e sigurisë vlerësojnë se Rusia po përgatit një ofensivë të re në Ukrainë, ndërkohë që është rritur frika në muret e Kremlinit për një grusht të mundshëm shteti. /A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!