×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA mbi 214 mijë të vdekur nga Covid-19

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 23:06

    Autoritetet shëndetësore amerikane kanë publikuar të dhënat më të fundit sa i përket gjendjes me pandeminë.


    Në 24 orët e fundit, SHBA-ja ka regjistruar 15,326 raste të reja dhe 229 vdekje.

    Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins numri i të infektuarëve ka shkuar në 7,733,258 dhe të paktën 214,599 njerëz kanë vdekur.

    Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Columbia-s dhe territore të tjera të SHBA-së, si dhe raste të riatdhesuara.

    Ndryshe, mbi 37.3 milionë raste me coronavirus janë regjistruar në botë gjersa kanë vdekur mbi një milion njerëz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!