×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA miraton 26.4 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare për Izraelin

    Reporteri
    20 Prill 2024 | 21:36

    Dhoma e Përfaqësuesve  në SHBA ka miratuar një paketë ndihme me vlerë 26.4 miliardë dollarë për Izraelin.

    Ndihma përfshin ndihmën ushtarake, duke përfshirë rimbushjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, si dhe financimin për masat humanitare.

    Ky ishte votimi final i madh i sotëm.

    “Faleminderit Amerikë”, Netanyahu falënderon ShBA-në pas miratimit të projektligjit të ndihmës

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka falënderuar Kongresin Amerikan për miratimin e projektligjit të ndihmës për Izraelin.

    “Faleminderit miq, faleminderit Amerikë”, tha ai në llogarinë e tij në X.

    Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së shtyu me shpejtësi një seri votash sot në një seancë të rrallë të së shtunës për të miratuar 95 miliardë dollarë ndihmë të huaj për Ukrainën, Izraelin dhe aleatët e tjerë të SHBA-së.

     

    Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton paketën prej 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!