×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA nuk do të marrë pjesë në prodhimin e ilaçeve dhe vaksinës kundër COVID-19

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 18:54

    Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në nisjen e një iniciative globale të premten për të shpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e ilaçeve dhe vaksinave kundër COVID-19, i tha Reuters një zëdhënës i misionit amerikan në Gjenevë.


    “Nuk do të ketë pjesëmarrje zyrtare të SHBA”-së, tha ai në një përgjigje me e-mail. “Ne mezi presim të mësojmë më shumë rreth kësaj nisme në mbështetje të bashkëpunimit ndërkombëtar për të zhvilluar sa më shpejt një vaksinë për COVID-19”, tha zëdhënësi amerikan, transmeton Telegrafi.

    Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një pezullim të fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), ku është dhuruesi më i madh.

    Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelaria gjermane Angela Merkel do të ndihmojnë në fillimin e nismës globale të premten, tha agjencia e KB-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!