SHBA ka njoftuar raundin e katërt të sanksioneve që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se tetë zyrtarë dhe lehtësues të Hamasit që përfaqësojnë interesat e grupit jashtë vendit dhe menaxhojnë financat e tij janë në shënjestër në këtë raund të fundit ndëshkimesh, shkruan Al Jazeera.
“Ne e koordinuam nga afër këtë veprim me Mbretërinë e Bashkuar, e cila njëkohësisht synon disa zyrtarë kryesorë të Hamasit me sanksione.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë janë të palëkundur në angazhimin tonë për të çmontuar rrjetet që mbështesin rrjedhat e financimit të Hamasit, si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të parandaluar dhe penguar aktivitetin e tij terrorist”, tha Miller në një deklaratë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.