Sekretari i Shëndetësisë në ShBA, Alex Azar i bëri thirrje autoriteteve kineze për më shumë transparencë për mënyrën e menaxhimit të epidemisë së koronavirusit.


“Ne i bëjmë thirrje Kinës që bashkëpunimi dhe transparenca janë hapat më të rëndësishëm drejt luftës kundër virusit” – shprehet ai.

Azar gjithashtu përmendi dhe njëherë se Pekini nuk i ka pranuar ende ekipet e ekspertëve nga ShBA për të ndihmuar në këtë situatë.

Reklamë

Katër ditë më parë, Presidenti amerikan Donald Trump kishte interpretuar “transparencën” e Kinës dhe konfirmoi ditën e djeshme (27 janar) se qeveria e tij ishte në kontakt të ngushtë me Kinën.

Deri më tani, 106 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa pesë raste të saj janë regjistruar në SH.B.A.