×
  • Lajme
  • Botë

    Shefi i NATO-s takohet me Trumpin, diskutojnë për sigurinë globale

    Reporteri
    23 Nëntor 2024 | 12:02
    NATO Secretary General Mark Rutte meets with President-elect Donald Trump in Palm Beach, Florida

    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida.

    NATO ka dalë me një komunikatë për media lidhur me takimin që Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, ka pasur me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

    NATO ka publikuar fotografinë e takimit, ndërkohë kanë bërë me dije se në takim kanë diskutuar një numër çështjes të sigurisë globale me të cilat po përballet Aleanca Veri Atlantike.

    Gjithashtu Sekretari Rutte dhe ekipi i tij janë takuar me kongresmenin Mike Waltz dhe anëtarë të kabinetit të Trump për sigurinë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!