×
  • Lajme
  • Botë

    Shefi i OBSh’së: Numri i të prekurve me Coronavirus po rritet si rrufe, vetëm për 4 ditë 100 mijë të prekur

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 20:55

    Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë të hënën se pandemia e Coronavirusit “ka marrë hov”.


    “Janë dashur 67 ditë nga rasti i parë për të arritur në 100,000 raste; 11 ditë për 100-mijëshin e dytë dhe vetëm katër ditë për 100-mijëshin e tretë”, ka thënë Ghebreyesus në një konferencë për media në Gjenevë.

    Ndryshe, në Kosovë nga pandemia COVID-19 ka prekur deri më sot 35 persona. Një i moshuar nga Podujeva ka pësuar më jetë nga ky virus, të dielën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!