×
  • Lajme
  • Botë

    Shefi i shtabit të presidentit nigerian, vdes nga koronavirusi

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 8:38

    Shefi i shtabit të presidentit Nigerian vdiq të Premten nga COVID-19, njofoti zyra e presidentit, kështu duke u bërë personin me ndikimin më të lartë në vend që të vdes nga koronavirusi.


    Abba Kyari kishte vepruar si këshilltarë i Presidentit 77-vjeçar Muhammadu Buhari. Pas rizgjedhjes së tij vitin e kaluar, Buhari urdhëroi ministrat që për çdo gjë të bisedohej em të, shkruan Reporteri.net.

    Kyari kishte probleme shëndetësore përfshirë diabetin. Reuters raportoi me 24 mars se ai kishte kontaktuar me një person që kishte virusin Covid-19.

    “Mallam Abba Kyari, i cili vdiq në 17 Prill, 2020, në moshën 67 vjeç nga ndërlikimet e shkaktuara nga koronavirusi, ishte një patriot i vërtetë nigerian,” tha Buhari në një cicërimë, duke përdorur një titull nderi për Kyari.

    Kujtjmë se Kyari vdiq në një spital privat në kryeqytetin tregtar, Lagos, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga qeveria e shtetit të Lagos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!