×
  • Lajme
  • Botë / Lajmi i fundit

    Shefi i Wagnerit vdes nga rrëzimi i avionit

    Reporteri
    23 Gusht 2023 | 19:34

    Shefi i grupit të mercenarëve rusë Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka humbur jetën nga rrëzimi i avionit në Rusi. Kështu ka bërë të ditur një përfaqësues i aviacionit civil i Rusisë.

    Në këtë avion, i cili po fluturonte nga Moska në Shën Petersburg, ndodheshin shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë këta, sipas BBC, raportohen të vdekur, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Deri tash, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti, tetë prej dhjetë trupave të aksidentuar janë gjetur.

    Kush është Yevgeny Prigozhin, drejtuesi i Wagner që gjeti vdekjen gjatë përplasjes së avionit

    Më herët, një kanal Telegram i lidhur me Wagner-in, Gray Zone, raportoi se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, në veri të Moskës.

    Nëpër media sociale po qarkullojnë edhe video nga momenti i rrëzimit të tij.

    Po ashtu sipas Gray Zone, banorët vendas dëgjuan dy zhurma para përplasjes së avionit.

    Ndërsa agjencia e lajmeve Tass tha se avioni mori flakë duke u përplasur në tokë.

    Ata kishin qenë në ajër për më pak se gjysmë ore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!