×
  • Lajme
  • Botë / Ursula von der Leyen

    Shefja e BE-së njofton hua prej 39 miliardë dollarësh për rimëkëmbjen e Ukrainës

    Reporteri
    20 Shtator 2024 | 15:33

    Komisioni Evropian do t’ia ndajë Ukrainës një hua të re në vlerë deri në 39 miliardë dollarë, njoftoi presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen gjatë, një vizite në Kiev më 20 shtator.

    Ajo e cilësoi këtë hua si “një kontribut tjetër e madhe e BE-së për rimëkëmbjen e Ukrainës”.

    “Sulmet e pareshtura ruse nënkuptojnë se Ukraina ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së”, shkroi ajo në rrjetin social X.

    Duke folur në një konferencë për media me von der Leyen, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se “plani për fitore” i vendit të tij në luftën kundër Rusisë varet nga vendimet e shpejta që aleatët duhet t’i marrin sivjet.

    Zelensky tha se Ukraina synon t’i përdorë këto të holla për mbrojtjen ajrore, energjinë dhe për blerjen e armëve.

    Huaja është pjesë e një plani të gjerë të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) për grumbullimin e të hollave për ta mbështetur Kievin duke i përdorur mjetet nga asetet e ngrira financiare të Rusisë në vlerë 300 miliardë dollarë.

    Këto asete u ngrinë në kuadër të sanksioneve kundër Moskës për pushtimin e Ukrainës.

    Vizita e Von der Leyen në kryeqytetin ukrainas vjen një ditë pasi ajo njoftoi se BE-ja do t’ia japë Ukrainës edhe 178 milionë dollarë për ta riparuar infrastrukturën e dëmtuar të energjisë, ta zgjerojë energjisë e ripërtëritshme dhe të ndërtojë strehimore./rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!