×
  • Lajme
  • Botë

    Shefja e FMN-së nuk pret recesion global

    Reporteri
    23 Maj 2022 | 23:49

    Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se nuk pret të ketë recesion global, por “kjo nuk nënkupton që e përjashtojmë këtë mundësi”.

    Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Kristalina Georgieva, ua rikujtoi të pranishmëve se FMN-ja ka parashikuar rritje prej 3.6 për qind për vitin 2022, që është “një rrugë e gjatë drejt recesionit global”.

    Georgieva tha se perspektiva globale ishte “pak a shumë si moti këtu në Davos – horizonti është errësuar”.

    Ajo tha se do të jetë “një vit i vështirë” dhe se një prej probleme më të mëdha është rritja e çmimeve të ushqimit, që pjesërisht është nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës.

    Shefja e FMN-së listoi edhe sfida të tjera, përfshirë edhe rritjen e normave të interesit, inflacionit, forcimit të dollarit, ngadalësimit ekonomik në Kinë, krizën klimatike dhe së fundmi edhe kriptovalutat./rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!