×
  • Lajme
  • Botë

    Shemben raftet dhe i bien sipër punonjësve, vdes 21-vjeçarja

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 16:50

    Në një qendër tregtare në Brazil kamerat e sigurimit kanë kapur momentit teksa shemben raftet e larta të produkteve ku si pasojë një punoonjës humbi jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar.


    Sipas mediave të huaja, tetë persona pësuan lëndime ku mes tyre ishin klientë dhe personeli.

    Incidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sao Luis.

    Personi qe humbi jetën ishte një grua 21-vjeçare identifikuar si Elane de Oliviera Rodrigues.

     

    Ajo ishte punonjëse në këtë dyqan për rreth tre muaj.

    Gjashtë persona të tjerë që ishin në të njëjtin vend pësuan lëndime kur u shpëtuan nga shërbimet e urgjencës. Ata u transferuan në spital dhe më pas u liruan pas trajtimit.

    Në mesin e të lënduarve ishin edhe dy persona të tjerë që morën kryesisht lëndime të lehta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!