Ulëset e një cirku në Mançester të Anglisë, janë shembur papritmas duke i lënë të lënduar disa persona.
Të pranishmit kanë nisur të bëjnë panik, derisa mundoheshin të largoheshin me shpejtësi prej ulëseve që mbetën të rrënuara.
“Më kishte mbetur dora nën një shufër, e nxora me shumë vështirësi. Tani kam dhimbje në shpinë dhe kokë”, ka thënë një prej të lënduarve.
Raportohet se tre të lënduar janë dërguar në spital, ku për trajtohen për lëndime të lehta, derisa shumë të tjera kanë vetëm dhimbje nëpër trup të shkaktuara nga rrëzimet.
Montimi jo adekuat i ulëseve në formë të shkallëve, besohet të ketë qenë arsyeja e shembjes së tyre njëra pas tjetrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.