×
  • Lajme
  • Botë

    Shembet një ndërtesë në Indi, 40 persona nën rrënoja

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 12:01

    Një ndërtesë katër katëshe sot në mëngjes është shembur në qytetin port të Mumbait në Indi, raporton Anadolu Agency.


    Fatkeqësia ndodhi në kuartin Dongri, ndërsa në vendin e fatkeqësisë kanë arritur policia, zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancës.

    Burimet lokale lajmërojnë se nën rrënojat e ndërtesës kanë ngelur së paku 40 persona të bllokuar.

    Shërbimet kompetente për arsye sigurie evakuuan banorët nga ndërtesat e afërta.

    Edhe dje në veri të Indisë ka ndodhur një fatkeqësi e ngjashme në të cilën kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur. Ndërtesa tre katëshe është shembur në qendër të qytetit Solana në provincën Himachal Pradesh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!